12.5 C
Tirana
E premte, 25 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Sot miq, por dikur, Luana Vjollca dhe Olsi Bylyku ishin ‘armiq’

    Sot, Olsi Bylyku dhe Luana Vjollca janë miq dhe kolegë, por vite më parë, siç duket, marrëdhënia e tyre nuk ka qenë aspak e mirë.

    Me rastin e ditëlindjes, Luana uroi Olsin duke shkruar në Instagram: “Gëzuar ditëlindjen armik dikur e super mik sot. I talentuar dhe punëtor mbetsh tërë jetën,” shkruan Luana.

    Sot miq, por dikur, Luana Vjollca dhe Olsi Bylyku ishin ‘armiq’

    Me disa kërkime në internet, zbuluam se shkak i “armiqësisë” së Luanës ndaj Olsit ishin batutat që ky i fundit kishte bërë për disa këngë të Luanës gjatë kohës kur shfaqej si personazhi Kimikati në “Portokalli”.

    Luanës nuk i kishin pëlqyer komentet dhe i kishte bërë bllok në rrjete sociale. Madje, kishte refuzuar edhe ftesën për të marrë pjesë në një projekt kinematografik me Olsin.

    Megjithatë, Olsi nuk e refuzoi ftesën e Luanës për të qenë kapiten në emisionin e saj “Zemër Luana” në Tv Klan, sepse mesa duket, vërtet nuk ka pasur asgjë personale me të.

    Tani, dyshja janë miq të mirë. Me fjalë të tjera, mendohuni pak më gjatë para se t’u bëni njerëzve bllok. Shih si të “përplas” jeta!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit