20.5 C
Tirana
E premte, 9 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Sovranisti” Berisha kërkon të ndezë zjarrin: Amerika mbështet Serbinë, ne s’duhet të pyesim për të

    Sali Berisha, thotë se nëse europianizimi i Serbisë do të shpërblehet me lëshime në kurriz të shqiptarëve, do të ishte një fatalitet!

    Berisha, i pyetur nga gazetarja Sonila Meço në televizionin e të birit, se nga vijnë shpresat e Perëndimit ndaj presidentit të Serbisë, a mos po bëhet fjalë për një pragmatizëm më shumë se ç’duhet në këto momente delikate për Kosovën, tha:

    “Nga kjo pikëpamje, edhe Shtetet e Bashkuara, edhe Franca, kanë bërë dhe do të bëjnë gjithçka për një Serbi evropiane dhe ky është interesi.

    Tani, a do të shpërblehet europianizimi i Serbisë me lëshime në kurriz të shqiptarëve, kjo do të ishte një fatalitet, një zgjidhje fatale, absolutisht e paqëndrueshme dhe që do të përgatiste konflikte të reja!

    Shqiptarët, kur Ibrahim Rugova, organizoi rezistencën paqësore më të fuqishme që kishte njohur ndonjëherë Ballkani dhe Europa – paqësore them – nuk i mori leje askujt! Pra, nuk zgjidhet Ballkani duke bërë padrejtësi ndaj kombit që ka pësuar padrejtësitë më të mëdha!”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit