Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro, është arrestuar.
Së bashku me të, janë arrestur edhe 4 persona të tjerë.
Prangosja e Goros vjen për llogari të një hetimi të nisur pas një kallëzimi të Alfred Belerit ndaj Goros për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.
Burime nga SPAK bëjnë me dije se janë 5 masa sigurie, dy “arrest në burg”, mes të cilëve edhe Goro, dhe tre “arrest në shtëpi”. Prangosja e kryebashkiakut në detyrë të Himarës është kryer në zonën e Dhërmiut.



