16.5 C
Tirana
E premte, 19 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    SPAK i sekuestron telefonin Drejtorit të Tatimeve dhe dy vartësve të tij!

    Prokuroria e Posaçme konfirmoi se ka nisur hetimet ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Ceno Klosi për veprat penale korrupsion dhe shpërdorim detyre.

    Burime për VoxNews kanë thënë se SPAK i ka sekuestruar telefonin Drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi si dhe dy vartësve të tij, shefit të kabinetit dhe drejtorit të rimbursimeve, Gjergj Smokthina.

    SPAK njoftoi se hetimet ndaj Klosit u regjistruan mbi bazën e dy kallëzimeve të bëra nga Partia Demokratike një më 3 korrik 2023 dhe kallëzimi i dytë nga PD është bërë më 13 dhjetor të vitit të kaluar.

    “Mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar nga grupi parlamentar i subjektit politik Partia Demokratike, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal Nr.259/2023 datë 13.12.2023, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike ”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Mashtrimi””, njoftoi prokuroria.

    Sikurse rezulton nga të dhënat zyrtare të institucionit të akuzës, 7 muaj pas kallëzimit të parë opozita ka depozituar një tjetër kallëzim ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve Klosi.

    Për të njëjtin fakt Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal Nr.83/2023 datë 03.07.2023, mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar gjithashtu nga subjekti politik Partia Demokratike e Shqipërisë, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”. SPAK ka vendosur bashkimin e dy procedimeve në një të vetëm.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit