SPAK i ka komunikuar masën e sigurisë, shpërdorim detyre, ish-ministrit Ilir Beqaj, pas mbylljes së hetimeve për koncesionin e sterilizimit. Prokuroria e Posaçme mbylli disa ditë më parë hetimet, pas më shumë se 7 muajsh, ku nën akuzë u vendosën 9 persona.
Mes tyre ishte edhe ish-ministri Beqaj, i cili akuzohet në dosje për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, në dhënien e koncesionit të vitit 2015, dyshime këto për të cilat më herët prokuroria ka caktuar masën e detyrimit për t’u paraqitur.
Implikimi i Beqajt në dosjen e sterilizimit!
Mësohet se në QSUT ishte ngritur një qendër moderne sterilizimi por ajo nuk u vu kurrë në funksionim edhe pse Ogerta Manastirliu, atëherë drejtoreshë e QSUT-së informoi ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Nga hetimet mësohet se në shkurt të vitit 2014, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mori një kërkesë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për të vënë në punë qendrën moderne të sterilizimi në spitalin e ri të urgjencës, por kërkesa mbeti pa përgjigje.
Bëhet me dije se shkak për mos funskionimin e qendrës ka qenë nevoja për staf mbështetës, edhe pse kapaciteti i qendrës së sterilizimit mbulonte rreth 60 mijë ndërhyrje kirurgjikale në vit. Por edhe pse u vu në dijeni për investimin e kryer, ministri Beqaj i hapi dritën jeshile vazhdimit me procedurat e koncesionit. Sipas SPAK, Beqaj nuk mori asnjë masë për vënien në punë të qendrës së sterilizimit, ku në dosjen prej 348 faqesh, gjyqtari i GJKKO-së Erjon Bami arsyeton se ish-ministri i Shëndetësisë në bashkëpunim me personin në hetim, Klodian Rrjepaj e kishin marrë vendimin e dhënies së shërbimit të sterilizimit me koncesion dhe kishin përzgjedhur paraprakisht se kush do ta fitonte këtë koncesion. Lidhur me dëmin ekonomik që kanë shkaktuar personat në hetim përllogaritet të jetë i lartë, ku në dosjen e SPAK theksohet se nëse qendra Kombëtare e Sterilizimit do vihej në funksionim, do ta realizonte procesin me kosto më të e ulët, konkretisht 960 milionë lekë për gjithë vendin.



