14.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    SPAK kërkon arrestimin e Sali Berishës

    Prokuroria e Posaçme ka çuar në Kuvendin e Shqipërisë një shkresë ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

    Burimet bëjnë me dije se ndaj Berishës kërkohet një masë tjetër nga ajo e detyrimit me paraqitje, duke kërkuar masë të re “arrest me burg/ arrest shtëpie”. Akuzat e ngritura ndaj tij lidhen me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

    ”Mbështetur në nenin 73 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 231, 260, 288, 289 të K.Pr. Penale, si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 118, bashkëlidhur ju përcjellim kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit personal shtrëngues nga ajo e “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë giygësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalim i daljes jashtë shterit” parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, në atë të arrestit në burg/ arrest në shtëpi, parashikuar nga nenet 238/237 të K.Pr.Penale, në kuadrin e proçedimit penal nr. 287 të vitit 2020, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë”, thuhet në dokumentin e firmosur nga Altin Dumani.

    Aktualisht në arrest shtëpie është bashkëshorti i vajzës së tij, Jamarbër Malltezi, i cili u arrestua me urdhër të Gjykatës së Posaçme dhe më pas u lirua nga Gjykata e Apelit. Atij i janë bllokuar edhe 25 pasuri.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit