SPAK ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për masën e sigurisë për Sali Berishës, pas marrjes së autorizimit për heqjen e imunitetit nga Kuvendi.
Mësohet se prokurorët kanë kërkuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe jo “arrest në burg”, për Berishën.
Seanca për zëvendësimin e masës së sigurisë pritet që të zhvillohet javën e ardhshme.
Nga selia e PD-së, Berisha tha se do të këshillohet me avokatët e tij për vendimin që do të marrë Gjykata e Posaçme ndaj tij.
“Jam në kontakt të vazhdueshëm me ta. Ju e patë se cili ishte ligji, e patë! Cilido që lexon procedurën dhe sheh një bandë antikushtetuese në veprim.
PD do marrë çdo masë për përgjigjen e merituar Ramës. Çështje që do diskutohet me avoketërit ku do kryej arrestin, në shtëpi apo në seli”, tha Berisha një ditë më parë.



