Gazetari dhe drejtori i Përgjithshëm i televizionit “ABC NEWS” Sokol Balla, është paraqitur sot në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme, (SPAK).
Balla është thërritur për t’u marrë në pyetje lidhur me hetimet që po zhvillohen ndaj ish-bashkëshortes së tij, Belinda Balluku.
Sokol Balla është ftuar nga prokurori Dritan Prençi, dhe po merret në pyetje si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.
Gazetari ka dalë nga ambientet e SPAK ku u mor në pyetje prej më shumë se 1 orë, Balla nuk ka folur asnjë fjalë për mediat.
Kujtojmë se Sokol Balla, më parë ka qënë bashkëshorti i Belinda Ballukut.
Megjithëse ata kanë qënë të divorcuar, marrëdhënia e tyre ka pasur vijueshmëri.
Nga kjo marrëdhënie Sokol Balla dyshohet se ka përfituar disa pasuri të dyshimta, nga biznesmenë të ndryshëm në Tiranë, që përfitonin tendera nga Belinda Balluku.



