12.5 C
Tirana
E premte, 31 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    SPAK tregon pse e mori të pandehur Belinda Ballukun

    Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku, është marrë zyrtarisht e pandehur nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në lidhje me projektin e tunelit të Llogarasë me vlerë 18.9 miliardë lekë pa TVSH.

    Balluku u paraqit në SPAK në orën 15:10 dhe qëndroi për rreth 50 minuta. Në dalje, ajo konfirmoi thirrjen për një çështje në hetim, por nuk dha detaje mbi statusin e saj procedural.

    “Si qytetare e Shqipërisë edhe zyrtare publike e shikoj si një proces, një proces si cili jam shpresëplotë që do jetë i bazuar mbi transparencë dhe mbi parimet drejtësisë tek e cila besoj,” tha ajo.

    Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, procedimi penal nr.136/2025 është bashkuar me dy dosje të mëparshme dhe përfshin dyshime për shkelje në prokurimin e datës 11 dhjetor 2020, të anuluar dhe rihapur më 22 qershor 2021.

    Hetimi përfshin edhe zyrtarë të tjerë, ndërsa të hënën pritet të paraqitet në SPAK kreu i ARRSH, Gentian Gjyli.

    Njoftimi i SPAK

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po heton në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025 (bashkuar me procedimet penale nr.167 dhe 181 të vitit 2024), për veprën penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

    Në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal, sot, më 31.10.2025 i është njoftuar akuza të pandehurës Belinda Balluku, me funksionin e lartë shtetëror, Ministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet, 258/2 dhe 25 i Kodit Penal.

    Deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, kanë të bëjnë me veprimet e saj, në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për njërën nga procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), zhvilluar në datën 11.12.2020 dhe pas anulimit të saj, procedura është rihapur në datën 22.6.2021, me fond limit, 18 967 810 952.08 (tetëmbëdhjetë miliardë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e tetëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e dy (pikë) zero tetë) lekë pa TVSH.

    Më 21.10.2025, Prokuroria e Posaçme, si organ procedues ka njoftuar të pandehurën përmes shkresës me numër protokolli 37398. E pandehura, pasi mori dijeni, ka njoftuar më 23.10.2025, organin procedues se nuk mund të paraqitej në datën dhe orën e caktuar. Me anë të një shkrese tjetër, me numër protokolli 37881, datë 24.10.2025, Prokuroria e Posaçme kërkoi paraqitjen e saj sot, më 31 tetor, në orën 15:00

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit