21.5 C
Tirana
E diel, 26 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    SPAK: Vëllai i deputetit të PS ndihmoi grupin Avdylaj të ekzekutonin Edmir Bregun në Durrës!

    Detaje nga aksioni i SPAK që ka zbuluar grupin kriminal që vrau Edmir Bregun, në 2021, për motive hakmarrjeje.

    Me këtë operacion, SPAK ka zbardhur vrasjen e Edmir Bregut, miku i ngushtë i Edmond Çekiçit.

    Si drejtues i grupit të strukturuar kriminal dhe si porositës i vrasjes për hakmarrje dyshohet të jetë Astrit Avdyli, në shenjë hakmarrjeje për tentativën për të vrarë nipin e tij, dhe Aldo Avdyli.

    Drejtues dhe koordinator i grupit të strukturuar kriminal, dyshohet të jetë, Astrit Avdylaj, si ndihmës dyshohet të jetë shtetasi Enea Kume, vëllai i deputetit të PS Loer Kume.

    Deputeti i Partisë Socialiste Loer Kume ka qenë sot live në një intervistë televizive kur në media u bë publik lajmi për arrestimin e vëllait të tij, Enea Kume i akuzuar për tjetërsim pronash tek Gjiri i Lalzit.

    Loer Kume ka bërë të ditur se i vëllai është arrestuar mbrëmjen e djeshme dhe se për sa kohë nuk ka një vendim fajësie, ai do të konsiderohet i pafajshëm.

    Ndër të tjera, deputeti i PS-së tha se në fund secili mban vetë përgjegjësi për jetën e vet dhe vendimet që merr. Loer Kume tregon se i vëllai merrej me drejtimin e një agjencie turistike së bashku me familjarë të tjerë.

    Masat e sigurisë

    1-Vullnet Muça, vëllai i Rrumit, Aleksandër Lahos (në pranga)

    2-Enea Kume, vëllai i deputetit Loer Kume (në pranga)

    3-Vlash Draçi (në pranga)

    4-Astrit Avdylaj (në burg për operacionin “Revanshi”

    5-Aleksandër Laho (në kërkim)

    6- Aldo Avdylaj (në kërkim)

    7-Edlira Avdylaj (ndalim i daljes jashtë shtetit)

    8- E.D (në kërkim)

    9- A.D (në kërkim)

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit