32.5 C
Tirana
E diel, 13 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Spartak Braho hap “çantën e zezë”: Berisha ka patur 9 ministra ish-sigurimsa

    Ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho thotë se Sali Berisha në qeverinë e parë kishte 9 ministra bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit.

    Braho nuk pranoi të jepte emra duke qenë se një pjesë e mirë e tyre nuk janë më pjesë e politikës. Ai u shpreh se hapja masive e dosjeve ka qenë e vështirë për shkak të problematikës që ka procedura e bashkëpunëtorëve të sigurimit.

    “Në 92 në qeverinë e parë të Berishës 9 nga ministrat kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-sigurimit, për emra mos më pyet se një pjesë nuk janë në politikë.

    Kjo ka qenë arsyeja pse shpesh kemi hezituar të hapim në mënyrë masive dosjet. Për problematikën që ka procedura e bashkëpunëtorëve të sigurimit dhe përmbajtja e punës së bërë me ata që konsideroheshin bashkëpunëtorë të sigurimit”, tha Braho në një intervistë për Euronews Albania.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit