13.5 C
Tirana
E shtunë, 22 Mars, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Spartak Ngjela: Shqiptarët nuk dinë të dashurojnë si perëndimorët

    Nga Spartak Ngjela

    Dashuria mes çifteve në Shqipëri, ende nuk është në nivelin e lartë të qytetërimit perëndimor.

    Por kuptohet se ajo është futur tashmë në progresin e këtij qytetërimi.

    Sot psikologjia dhe filozofia moderne, dashurinë e madhe e quan se ajo nuk lind, por në kohë bëhet si e tillë.

    Kurse momentin psikologjik të transformimit që sjell dashuria, moderniteti i sotëm e quan art. Por gjithçka është tek pyetja: burri, e konceptin dashurinë si art, apo si një instinkt epeshor?

    Nëse burri e ndien dashurinë si art, vetëm atëherë do të këtë përgjigjen reale të gruas së tij në atë dashuri.

    Kjo ndodh, sepse për gruan dashuria është vetëm eksperiencë, ngaqë dashuria i sjell gruas një transformim të veçantë shpirtëror dhe mendor njëherësh.

    Sepse gruaja e pëson këtë transformim, por, për të, ky transformim behet versioni më i bukur i jetës së saj.

    Ndryshimi shpirtëror i gruas  që asaj i vjen me lindjen që kryen: ajo nuk e shpjegon dot.

    Por ajo e ndien si ndryshim në të gjithë qenin e vet. Dhe kjo gjendje asaj i vjen sepse, menjëherë, posa ajo ka krijuar dëshirën për burrin i cil po e dashuron, brenda ndërtimit të saj  biologjik, si ndërtim femëror, tek gruaja  fillon e lind dëshira e mëmësisë. Sepse ajo tsni kërkon të lindë fëmijën e saj.

    Dhe kjo nuk është mendore, por është kërkesë e brendshme e ADN që në fakt ka lidhje me riprodhimin natyror te species, që në këtë rast është krijesa njeri.

    Në fakt, ky është vetë oksigjeni që e pushton shpirtin e gruas. Dhe në këto çaste të zhvillimit të ri biologjik, brenda saj, gruaja ka rimarrë një transformim, që për të është shumë i dashur. Sepse ajo po pret të bëhet nënë.

    Por në këtë periudhe kohore që ajo pret të lindë, gruaja është bërë një tjetër grua  Dhe kjo i jep asaj gëzim, dhe ecën me kënaqësi dhe mirëdashje të brendshme, prabdaj dhe e ndien veten si një qenie superiore, sepse do të sjellë në këtë jetë një qenie të re, dhe sigurisht që gruaja e ndien tërësisht se ajo do të jerë dashuria e saj e vërtetë.

    Por, në fakt, kjo jetë e brendshme e gruas që lind fëmijën e saj, ka sjellë dhe vetë krijimin e qytetërimit.

    Sepse tani është e provuar, që, jeta e një qyteti, në esencë, është vetë jeta e gruas që ka lindur, e do të lindë ngaherë një krijesë të re njerëzore.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit