4.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    S’përmbahet çifti nga Elbasani, rrahin njëri-tjetrin me grushte: Të dy përfundojnë pas hekurave

    Policia e Elbasanit ka arrestuar një çift bashkëjetuesish për shkak të një sherri mes tyre që degradoi duke përdorur dhe dhunën.

    Sipas policisë, të dy kanë dhunuar njëri-tjetrin me grushte dhe më pas i janë drejtuar policisë për kallëzim.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit B. K., 36 vjeç, dhe S. Ç., 30 vjeçe (bashkëjetues), pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin.” thuhet në njoftimin e bluve.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit