Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ka qenë në Kavajë, në një vizitë ne Muzeun Etnologjik.
Bashkë me të ka qenë edhe presidenti Bajram Begaj.
Por ajo është shoqëruar në këtë vizitë, dhe nga kryebashkiaku i Kavajës, demokrati Fisnik Qosja.
“Kavajë, vizitë në Muzeun Etnologjik.
Inauguruar shtatorin e kaluar, ky muze ruan historinë dhe traditat e Kavajës.
Ndërtesa e fillim shekullit XIX, ku për shtatë breza ka banuar familja Arkaxhiu, është tashmë monument kulture i kategorisë së parë.
Një pasuri e çmuar për identitetin dhe trashëgiminë tone”, shkruan Spiropali.