Kanë nisur hetimet për mjekët e Spitalit të Traumës për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti në Tiranë.
Paraprakisht spitali i Traumës tha se Kurti mbërriti i vdekur, por në një foto të publikuar së fundmi 32-vjeçari shfaqet me një serum.
Ekspertiza tha se Lear Kurti ndërroi jetë pasi nga frika e policisë gëlltiti qesen me kokainë, kaloi në overdozë.
Mbrëmjen e 19 tetorit në lagjen ‘Riza Cuka’ në Tiranë, policia i ka bërë thirrje 32-vjeçarit Lear Kurtit, për të ndaluar, por ky i fundit nuk është bindur dhe është larguar me vrap.
Efektivët kanë arritur që ta kapin, dhe më pas e kanë shoqëruar në komisariat. Por në ato moment 32-vjeçari nuk është ndjerë mirë dhe ka ndërruar jetë në komisariat.
Deri në sqarimin e plotë të vdekjes së 32-vjeçarit në duart e policisë, kryepolici Muhamet Rrumbullaku, i pezulloi nga detyra efektivët që e shoqëruan të riun në komisariat.