6.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Stilisti shqiptar që po korr sukses në SHBA: Më erdhi Jennifer Aniston në sallon, por nuk e njihja

    Nazim Salihu i njohur si Noli është një ndër stilistët e flokëve shqiptar më me famë në SHBA.

    Ai ka stiluar shumë personazhe të famshëm me famë ndërkombëtare. Në një lidhje me “Skype”, Noli tregoi një rast kur takoi aktoren Jennifer Aniston dhe gjithashtu të figura të tjera të njohura.

    “Ta them të drejtë kur ka ardhur në lokalin tonë, ka ardhur me njerëz që nuk i njihja. Unë fillova punën, një larje dhe krehje si shqiptarët.

    Ajo më tha, unë jam kjo kjo, unë aty u surprizova dhe ishte shumë e thjeshtë. Jo si ne shqiptarët që të ishim në vend të saj do vinim me limuzina.

    Unë jam në televizione që rregulloj të ftuarit, kam 2 prezantuesit dhe figurat tona shqiptare, që me thënë të drejtën i falenderoj shumë”, u shpreh Noli.

    Më tej, ai foli edhe për show-n e tij personal dhe si e krijoi për herë të parë.

    “Siç themi ne Covid na la me behane dhe unë ngela në shtëpi. Fola me një shok dhe më tha për një show. I thash unë për të folur jam ok, por për teknikat nuk di, edhe fillova gjatë pandemisë.

    Tani e bëj vetëm kur kam kohë. E kam një kohë shpirtërore. Besoj që nuk është edhe aq e vështirë puna për moderatorët, por kur e bën si diçka shpirtërore është shumë e bukur.

    Pasioni i prindërve të mi kanë dashur të bëhem mjek. Unë e nisa po nuk ja pash hajrin se fillova të bëja foto”, tha Noli.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit