Para disa vitesh, Roza Lati dhe Stine kanë qenë një lidhje dashurie. Ka qenë një romancë, për të cilën që të dy, edhe pas ndarjes, kanë folur pa problem, duke e konsideruar si një pjesë të jetës.
Tashmë secili ka vazhduar jetën e tij me partnerët e tyre të rinj, por në një intervistë së fundmi Stine është pyetur lidhur me atë lidhje dhe si janë tani raportet mes tyre.
Artisti u shpreh se ka qenë një pjesë e jetës, ku është ndjerë me fat, por tashmë nuk ka kontakt me Rozën, as miqësi, një distanc% e respektuar nga të dy.
“Asnjë gjë, kohë e bukur. Jam me fat që kam qenë në atë moment. Çdo kohë duhet respektuar…”
Kohëve të fundit, Roza ka qenë në qendër të vëmendjes, edhe gjatë pjesëmarrjes së saj në “BBV3”, por edhe më pas me lidhjen e saj të re me Xhonatan Islamin.