Luiz Ejlli është fenomeni i këtij edicion të Big Brother VIP dhe pretendenti kryesor për ta fituar. Megjithatë, edhe pse është deri diku i vetëdijshëm për suksesin që ka korrur jashtë shtëpisë, ai mendon se s’do ta fitojë Big Brother-in.
Disa herë në shtëpi, ai ka treguar se si “nuk mendon se do e fitojë”. Pak kohë më parë tha:
“Nuk jam shembulli më i mirë që ta fitojë Big Brother.”
Së fundmi, ai është shprehur:
“Është e vdekur që nuk e fitoj, po ta them me sinqeritetin më të madh. Mos dëgjo çfarë iu them banorëve, se është e drejta ime, ta jap me kokë që nuk e fitoj. Jo për gabimin tim, por nuk e fitoj. Kam mbaruar punë që kur kam hyrë”, tha ai drejtuar Kiarës dhe Fotinisë.
Në vijim Luizi shtoi:
“Ta mbarojmë, ta mbyllim, të shkojë si të shkojë, kur të eliminohem të vazhdoj i qetë. Por që më është mbushur mendja që do shkoj deri në finale por nuk do e fitoj dhe më vjen inat, por nuk kam çfarë bëj”.
Kjo luhatje me vetëbesimin është normale dhe e justifikueshme në një reality të këtij lloji, me kaq shumë presion mbi ty, veçanërisht presionit që i është bër Luizit.
Ose është një provokim i radhës për t’i bërë të ndihen më të “fuqizuar” banorët e tjerë ose vetëm Kiarën? Ju si mendoni?