9.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Strategjia e PS për opozitën: Rama i ‘sul’ Spiropalin, Bashës, Berishën ia lë Ballës

    Në Partinë Socialiste detyrat duket se janë të qarta, kur behet fjalë për kundërshtarët politike. Prej kohësh ministrja për Parlamentin, Elisa Spiropali, është angazhuar me replika ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, një strategji që e ka konfirmuar edhe vetë Edi Rama në një dalje televizive.

    Në anën tjetër, detyrën përballë Sali Berishës e ka marrë sa duket kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla.

    Ky i fundit nuk i ka kursyer akuzat në takimin e parë të fushatës që ai zhvilloi në Lushnjë në prezantimin e kandidates së PS-së. Eriselda Sefa. Balla ishte në Lushnjë, por foli në atë takim edhe për Shkodrën, aty ku beteja e PS-së është thuajse e pamundur për ta fituar.

    “Unë kam pasur mundësinë që të vi në Lushnje që 10-vjeç. Binte në sy një Lushnje e pastër dhe me shumë gjelbërim me shumë lule që ne do ja kthejmë këtë pjesë.

    Ja kam thënë Eriseldës që do investojmë në këtë drejtim, dhe Lushnja do të jetë një qytet lulesh me lule në çdo cep. Unë kështu e konceptoj rolin e deputetëve, tani ne nuk jemi vetëm për të mbajtur fjalime në parlament, atë e qaj unë.

    Mbështetja më e madhe për Eriseldën është Edi Rama, i cili i vuri vulën kandidimit të Eriseldës. Tashmë jo vetëm në qeveri kemi dy të tretat gra, por edhe që qarkun tonë të Fierit tani jemi barazim, tre vajza dhe gra në krye të bashkive dhe tre burra.

    Në Fier jemi barazim dhe prej 7 Marsit Eriselda do të jetë Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës. Me mbështetjen e qeverisë dhe të kryeministrit Rama, na duhen të dyja edhe qeveria edhe bashkia.

    Në Shkodër ne do fitojmë, por Shkodra është shembulli më kuptimplot që duke u kthyer në një bunker të Sali Berishës, ku tani është fut dhe Ilir Meta nuk i shërbeu këto katër vite qytetarëve.

    Ne na duhet bashkia që të vazhdojmë transformimin e ambienteve arsimore, por kemi kopshtet dhe çerdhet që nuk I kemi ashtu siç do të donim t’i kishin”, tha Balla.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit