22.5 C
Tirana
E hënë, 21 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Stresi beson se në shtëpinë e BBVK ka fantazma

    Listës së gjerave të çuditshme që ka thënë Stresi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” i shtohet edhe pretendimi i tij se shtëpia ka fantazma.

    Në një diskutim me banorët – në të cilin flasin për ditën e parë në shtëpinë e BBVK, ku të gjithë kishin parë ëndrra – Stresi thotë se “mendon që ka fantazma brenda”.

    “Unë mendoj që ka fantazma këtu brenda. Jo [nuk po tallem], ka. Për Zotin ka. Unë e besoj që ka. Kam vënë re shumë gjëra,” shton ai.

    Çfarë, Stresi? Çfarë gjërash?!

    “E di çfarë kam vënë re? Që vinë, na shohin dhe ikin. Na afrohen shumë.”

    Referuar tonit të zërit, nuk jemi shumë të sigurt nëse Stresi po bën shaka apo jo; duket sikur e beson vërtet që ka fantazma.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit