10.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Stresi rrëfehet si rrallë herë: Nuk kam asnjë shok besnik përveç vëllait

    Stresi që përmend shpesh shoqërinë dhe shfaqet i rrethuar nga shokët në thuajse çdo projekt muzikor, ka rrëfyer se është zhgënjyer shumë dhe nuk konsideron asnjë besnik. Gjatë qëndrimit në BBV Kosova u shpreh se i vetmi që ka pranë është vëllai.

    “Nuk ka shok besnik në jetë përveç vëllait. Një shok mundet me ndenjur me ty për 5 vjet vetëm për një qëllim. Mu ma ka vërtetuar jeta që sot për sot nuk kam asnjë shok. Kam shokë që hymë dhe dalim në familje por vjen jeta se do ta prishë këtë. Jeta ta sjell që diku ka me ta thyer zemrën”, tha Stresi.

    Stresi i suprizoi të gjithë me hyrjen në reality-show në Kosovë. Ai u bë pjesë e lojës përmes një letre të cilën ia dedikonte nënës së tij, e cila nuk e dinte që i biri do të futej në “BB VIP Kosova”, pasi ai e kishte ruajtur sekret, duke i thënë se ndodhet në Itali. Stresi ishte banori i fundit që iu bashkua shtëpisë, për të fituar çmimin e madh 200 mijë euro.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit