7.5 C
Tirana
E martë, 2 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Stresi sfidon Policinë në mes të ditës

    Djali i Sali Lushajt, Arkimedi, i njohur ndryshe si Stresi, pasi u procedua për rrahjen e një shqiptari në Kosovë, ka kryer këtë radhë një kundravajtje rrugore.

    Ai shihet teksa nget makinën luksoze në kahun e kundërt të trafikut, teksa shmang dhjetra mjete të tjera që janë bllokuar në trafik.

    Duke u futur kundravajtje, ai i bën shenjë me drita shoferëve që i vijnë përballë që t’i hapin rrugën, duke rrezikuar jetën e tyre, pasi mund të përplasej.

    “Me mua nuk ekziston trafiku”, shkruan Stresi në rrjetet sociale.

    Nga Policia nuk ka ende asnjë reagim.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit