“Unë shoh goca të reja studente që nuk e kanë problem të hyjnë në mes të martesës se kërkojnë stabilitet ekonomik”.
Këtë shqetësim ngriti Linda Pano, sipas të cilës këto vajza të reja “mendojnë që në burrë i stabilizuar ekonomikisht është më i përshtatshëm sesa një person që do ta nisë nga zero jetën bashkë me të”.
Një nga arsyet sipas saj është edhe trendi ir rrjeteve sociale.
“Trendët sociale janë që nuk është problem. Ti mund të bësh çfarë të duash, është jeta jote dhe ti nuk e vret mendjen kë lëndon, apo kë jetë prish. Është shumë e vështirë ta ndajnë realitetin virtual nga ai real”, tha ajo.
Kjo u konfirmua edhe nga detektivja Shkënda Lili, sipas të cilës në këto marrëdhënie nuk ka dashur, por vetëm interes.
“Dashuri në këto marrëdhënie nuk ka. Shohin jetën luksoze të një personazhi dhe duan ta ndjekin. Shoh vajza të reja që nuk kanë punuar asnjë ditë dhe vijnë nga një familje normale dhe i sheh të veshura me marka luksoze e makina të mira dhe lind pyetja kush e mban këtë? Dhe kuptohet që kanë një partner më të madh se vetja dhe është interesi se dashuri nuk mund të ketë në këtë mes”.
Detektivja thekson se në shumë raste burrat që lidhen me vajza më të reja kërkojnë më shumë hapësira nga bashkëshortet, prishin martesën e tyre dhe më pas pendohen.
“Burrat kanë një problem të madh në shumicën e rasteve që lidhen me vajzat e reja edhe dashurohen. Kam pasur disa raste që janë bërë pishman që i kanë dhënë fund martesës për një vajzë që kanë pasur lidhje. Burrat nuk kanë asnjë provë kundër bashkëshortes dhe e vetmja gjë që shprehin është që je e çmendur dhe nuk më lë hapësirë.
Je çmendur, nuk je mirë psikologjikisht më duket shprehje që nuk ka lidhje fare më mirë thua që nuk të dua më, kur nuk i përkushtohesh bashkëshortes ajo do të kërkojë llogari. Dhe pastaj del gruaja e çmendur. Kemi dhe martesa që nuk kanë kaluar adoleshencën dhe e kalojnë në moshën 40-vjeçare”.