21.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Studimi: Njerëzit që mendojnë se janë tërheqës cilësohen si më egoistë

    Njerëzit që e shohin veten si tërheqës kanë më shumë gjasa të veprojnë me egoizëm, madje edhe në kurriz të të tjerëve, ka zbuluar një studim i ri. Studiuesit kinezë anketuan më shumë se 1300 individë për të vlerësuar se sa të bukur mendonin se ishin si dhe nivelet e tyre të së drejtës dhe egoizmit.

    Ata që e vlerësonin shumë pamjen e tyre, kishin më shumë gjasa të vepronin në interesin e tyre. “Hulumtimi ynë sugjeron që në vend që të tregojnë reciprocitet duke i trajtuar mirë të tjerët, njerëzit tërheqës priren t’i marrin ato trajtime si të mirëqena dhe të besojnë se ata kanë të drejtë për më shumë.

    Shmangia e këtyre paragjykimeve mund të jetë një zgjidhje themelore për reduktimin e sjelljes me interesa personale midis individëve tërheqës”, thanë autorët e studimit. Njerëzit tërheqës shihen si më inteligjentë, më të sigurt dhe të besueshëm, në atë që është konsideruar si ‘privilegj i bukur’.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit