Sipas një studimi të paraqitur gjatë Konferencës Britanike të Shoqatës Kardiovaskulare, format më të rënda të sulmeve në zemër ndodhin më shpesh të hënën.
Studimi bazohet në të dhënat e mbledhura nga 10.528 pacientë irlandezë që mbërritën në spital midis viteve 2013 dhe 2018 me simptoma të STEMI (infarkti akut i miokardit), forma më e rëndë e një ataku kardiak që ndodh kur një arterie koronare kryesore bllokohet plotësisht.
Po pse pikërisht të hënën? Studimet e mëparshme sugjerojnë se faji ishte indirekt rikthimi në punë dhe fakti që, pas relaksimit në fundjavë, trupi ynë duhet të përshtatet me ritmin gjumë-zgjim të ditëve të javës.
“Shkaku është ndoshta shumëfaktorial, megjithatë, bazuar edhe në atë që dimë nga kërkimet e mëparshme, është e arsyeshme të supozojmë se është i përfshirë ritmi ynë cirkadian”, shpjegon Jack Laffan në një deklaratë për shtyp.
Sipas asaj që u zbulua nga Shoqata Amerikane e Zemrës, pushimet janë fatale. Java e fundit e dhjetorit është periudha në të cilën regjistrohet numri më i madh i rasteve të infarkteve në krahasim me çdo periudhë tjetër të vitit. Ndryshimet në rutinë, stërvitje dhe dietë mund t’i vënë njerëzit në rrezik më të madh.