20.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Sugjerimi i nutricionistes: Pini ujë të nxehtë në verë Edito

    Nutricionistja Diola Dosti u shpreh se gjatë stinës së verës duhet pirë ujë i nxehtë dhe kjo është shumë e rëndësishme.

    “Në mëngjes filloj me një gotë me ujë të nxehtë si në temperaturën e çajit, i hedh brenda disa fara chia që të gjithëve ju duhen për të furnizuar trurin apo çdo qelizë, mund t’i shtoj pak xhinxhër, pak limon,” – tha Dosti për Euronews Albania ndërsa theksoi se mos konsumimi i sasisë së duhur të ujit do të çonte në plakje të parakohshme.

    Nutricionistja sugjeroi gjithashtu që vakti i fundit të jetë në orën 18:00, ndërsa frutat këshillohet të konsumohen 30 minuta pas vakteve të plota.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit