Hapja e restorantit “Mrizi i Zanave” në kryeqytet, konkretisht në bulevardin “Zogu I”, ka nxitur shkrime nëpër portale kundër biznesit në pronësi të Altin Prengës. Pretendimet janë se ky biznes ka zaptuar hapësirën publike, më saktë parkingun e automjeteve për banorët e zonës.
Vetë biznesmeni i njohur Altin Prenga ka reaguar në rrjete sociale duke shpjeguar qartë nisur që nga vijëzimi i rrugës për të treguar që rrugica ku dhe ndodhet biznesi i tij, konsiderohet si një pedonale e vogël. Shto këtu dhe hapësirën e ngushtë, nuk duket sikur ka shumë vend dhe për automjete të parkuara.
“Po punove me djersen e ballit, po sherbeve ushqim shqiptar mundesisht ne nje shtepize te vjeter Tiranase me oborr shpallesh armik nga disa portale.
Duhet me ndertu kulla dhe me shit import, ëurstel dhe sufllaqe qe te ndjekish trendin. Nja dy fjale per rrugicen qe duket e vijezuar si pedonale dhe ska qene kurr parking megjithese njerezit linin makinat aty. Rroft importi dhe rrnoft shkatrrimi. Sa me shume makina rrugicave dhe sa me pak njerez!”, shkruan Prenga në postimin e tij.



