1.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Sy blu? Harrojeni: Kjo ishte fytyra e Jezu Krishtit sipas shkencës

    Në ditët e sotme, Jezusi është Zot me shumë ndjekës në mbarë globin. Për shekuj me radhë, ai besohej se ishte një njeri i moshës mesatare, biond me fytyrë të çelët, me sy blu ose jeshil.

    Evropianët e imagjinuan atë sipas pamjes së tyre, dhe ndërsa pushtuan Tokën, ata e morën këtë besim në kufijtë e tyre të rinj. Kështu u përfaqësua Jezusi edhe në arte gjithashtu.

    Por pamja e tij ka mundësi ka qenë shumë ndryshe.

    Një grup shkencëtarësh përdorën një teknikë të quajtur antropologji mjekoligjore, për të rikrijuar fytyrën e Jezu Krishtit.

    Sipas artistit në pension Richard Neave, një nga shkencëtarët në studim, imazhi që ata morën si rezultat është kufiri më i lartë i saktësisë që mund të arrihet duke përdorur të dhënat e banorëve të kohës dhe zonës.

    Me ndihmën e tomografisë së kompjuterizuar, ata krijuan feta të kafkave, dhe më pas përdorën programe të specializuara për të llogaritur pamjen e muskujve dhe lëkurës.

    Në këtë mënyrë, ata bënë një rindërtim digjital 3D të një fytyre duke parashikuar formën e hundës, buzët dhe qepallat.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit