24.5 C
Tirana
E martë, 22 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Ta çaj kafkën”/ Vjen reagimi i parë i Eva Alikaj pas përjashtimit nga “Big Brother VIP”

    Aktorja Eva Alikaj, e cila u përjashtua nga “Big Brother VIP” pas thyerjes së rregullave kryesore të programit me rekorde shikueshmërie, ka folur për herë të parë.

    Pas debatit që ish-banorja bëri, fillimisht me Kristin dhe më pas momenti kulminant ishte me Luizin, atij të cilit i drejtoi fjalët kërcënuese.

    “Ta çaj kafkën”, iu drejtua aktorja Luizit, një frazë e cila çoi në marrjen e vendimit nga Vëllai i Madh.

    Por në emisionin “Shqipëria Live” Eva Alikaj i kërkoi falje shqiptarëve për gjuhën që ka përdorur gjatë debatit.

    “Ju kërkoj falje shqiptarëve që përdora ato fjalë aty, pasi e shohin të gjithë, edhe të rinj”, tha aktorja.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit