Erion Braçe ka ironizuar reagimin e ish-kryeministrit Sali Berisha pas dënimit të Saimir Tahirit. Berisha shkruante se në një vend normal, dënimi nuk do ishte më pak se 42 vite burg.
Për këtë Braçe shkruan se në një vend normal, për një pushkatim dënohesh me burgim të përjetshëm, ndërsa për 4 pushkatime dënohesh me 4 burgime të përjetshme.
Deputeti socialist e ka lidhur këtë reagim me ngjarjen e 21 janarit 2011 ku mbetën të vrarë 4 protestues.
Sipas tij, fakti që Berisha nuk është dënuar, është pabarazi dhe pandëshkueshmëri.
“Ne çdo vend normal, çdo pushkatim, një burgim i përjeshtshëm! Katër pushkatime, katër burgime përjetë! Sot nuk ka asnjë në burg! Minimumi është pabarazi! Pandëshkueshmëri po e po”, shkruan ai.
Kujtojmë se një ditë më parë, Apeli i GJKKO-së dënoi ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin me 5 vite burg për shpërdorim detyre.
Për shkak të dënimit të shkurtuar, Tahiri do të vuajë vetëm 3 vite dhe 4 muaj.