Nga Ben Blushi
Po kaloja në qendër të Tiranës. Dy nxënëse mu afruan me disa letra. Me ngjyra.
Ça janë këto, i pyeta
Shprehje që mund të të lehtësojnë jetën, thanë nxënëset
Duhet të zgjedh njërën prej tyre?
Po zoti Blushi duhet të zgjedhësh, tha profesori i vajzave
Po zgjedh këtë blunë, thashë unë
Don’t stress, do your best, forget the rest
E bukur, tha profesori
Më shkon, thashë unë
Ne jemi Medreseja e Tiranës, thanë vajzat
Çfarë po bëni këtu, i pyeta
Është Panairi Shkencor, nxënësit paraqesin punimet e tyre
Janë punime artizanale?
Gjithshka nga ushqimet, përzjerjet kurative, vizatimet, punimet artistike maskat dhe çdo gjë bëhet nga vetë nxënësit
Shumë mirë, thashë unë
Shiko Katedralen e Korçës me bukë peshku, duam të demonstrojmë harmoninë fetare, tha profesori
E kanë bërë shumë të bukur, se në të vërtetë ajo Katedrale është shumë e shëmtuar, thashë unë
Nxënësit kanë shije, tha profesori
Më trego një nxënës me maskë ta fotografoj, thashë unë
Ja Mbretëresha Elisabetë, tha profesori
Nuk i ngjan, thashë unë
Ja dhe këngëtarja Adele,tha profesori
I ngjan Adelës, por është shumë më elegante se ajo, thashë unë
Unë jam Jonny Depp, tha një vajzë
Si quhesh, e pyeta
Melisa
Sa vjeç je Melisa?
16, tha Melisa
Melisa është nxënëse shumë e mirë, tha profesori
Nga je?
Nga Kruja, tha Melisa
Nuk je mbuluar?
Jo, tha Melisa
Jo të gjithë nxënëset e Medresesë mbulohen, është thjesht një paragjykim, tha profesori
Do mbulohesh Melisa?
Kismet, tha Melisa
Pse je bërë si Johnny Depp?
Më pëlqen, tha Melisa.
Po e ndjek gjyqin që Johnny ka me ish gruan?
Me Ambër, tha Melisa?
Po me Ambër Heard.
Po e ndjek pak, tha Melisa.
Me kë je, e pyeta?
Po edhe Ambër është e mirë, tha Melisa.
Po ti beson se Johnny ka abuzuar me Ambër?
Jo, tha Melisa, nuk ka abuzuar Johnny.
Atëherë do e fitoni gjyqin, thashë unë.
Do e fitojmë patjetër, tha Melisa.