14.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Takimi i pazakontë në Akademinë e Shkencave, Tonin Vocaj dhe Skënder Gjinushi flasin për shkencë me një teke raki përpara

    Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka lidhur një marrëveshje me Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit “për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore”

    Në takimin që u mbajt të hënën në Kryesi mes palëve  ishin të pranishëm Kryetari i Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi; zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Tonin Vocaj; sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave akad. Shaban Sinani; akad. Ilia Mikerezi,  drejtues shkencor i Qendrës kërkimore e bioteknologjisë dhe gjenetikës, ASH; akad.Neki Frashëri, Kryetar i Seksionit të Shkencave Natyrore, ASH, etj.

    Marrëveshja, sipas asaj që thuhet në njoftimin e ASH-së ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Institutit të Policisë Shkencore me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Qendrës kërkimore “Bioteknologji-Gjenetikë”, në Akademisë e Shkencave të Shqipërisë, për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore, në lidhje me analizat gjenetike në popullatën shqiptare.

    Megjithatë, në fotot e publikuara nga takimi ka diçka që të tërheq syrin. Zotërinjve të pranishëm në mbledhje u është ofruar raki, në vend të ujit që shërbehet zakonisht në raste të tilla.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit