10.5 C
Tirana
E diel, 27 Prill, 2025
More
spot_img
spot_img

Takimi Olsi-Egli, a u thye rekordi i puthjes Bora-Donald?

Mbrëmjen e djeshme, shtëpia e Big Brother VIP Albania 4 u “trondit” nga një surprizë e papritur për Egli Takon.

Ish-partneri i saj, Olsi Bylyku, hyri në shtëpi për ta takuar, duke shkaktuar emocione të mëdha dhe reagime të menjëhershme në rrjetet sociale.

Olsi e falenderoi publikisht Eglin për mbështetjen dhe fjalët e mira që ajo ka thënë për të gjatë qëndrimit në shtëpi, pavarësisht ndarjes së tyre. Mesazhi i tij ishte i qartë: dashuria mund të përfundojë, por mirënjohja dhe respekti duhet të mbeten.

Ky moment është komentuar masivisht në rrjet, duke ndezur krahasimet me një tjetër episod legjendar nga sezoni i parë – puthja ikonike mes Borës dhe Donaldit, që bëri historinë e Big Brother VIP Albania.

Megjithëse takimi i Olsit dhe Eglit ka prekur publikun dhe ka marrë shumë vëmendje, ai ende nuk ka arritur të thyejë rekordin emocional dhe viral të momentit Bora-Donald.

Takimi Olsi-Egli, a u thye rekordi i puthjes Bora-Donald?

spot_imgspot_img

Lajmet e fundit