4 ditë para zgjedhjeve të 14 majit, Sali Berisha ka bërë një lëvizje të “fortë”, për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve.
Televizioni i tij ka nxjerrë një video, në të cilën pretendohet se Lulzim Basha është takuar me Taulant Ballën në të njëjtin apartament.
“Është ora 18:04 minuta e pasdites së 3 dhjetorit të 2022 kur Lulzim Basha mbërrin me një automjet tip “Jeep” me targa AA 751 NO, makinë e njërës prej bashkëpunëtoreve të tij dhe jo e tij (ndoshta për të shmangur rënien në sy).
Takimi është zhvilluar në kulmin e debatit për zhvillimet në PD, për vulën e demokratëve dhe më pas u mor ai vendim që dihet tashmë.
Në orën 18:04 minuta, Lulzim Basha futet në banesën e caktuar për takimin.
Në 18:27 minuta, mbërrin edhe Taulant Balla.
Taulant Balla largohet i pari, nga banesa ku u mbajt takimi, në orën 19:26 minuta, duke marrë ashensorin.
Ndërsa në orën 19:45 minuta, është Lulzim Basha ai që largohet nga apartamenti i mikes së tij, duke zbritur shkallët në këmbë dhe me vrap.
Sakaq, mësohet se Balla dhe Basha janë takuar edhe te resorti i Gjergj Lucës, si dhe në disa ambiente të tjera në Tiranë, takime të cilat gjithnjë janë mohuar nga të dy”, shkruan portali i familjes Berisha.
Në video nuk duket në asnjë moment se ata janë takuar, por le ta marrim të mirëqenë se një takim i tillë ka ndodhur.
Fakti që këta e kanë pasur videon dhe e nxjerrin 4 ditë para zgjedhjeve, tregon se po përgatisin alibinë e humbjes, me pretendimin se kundër tyre punoi Lulzim Basha.
Se s’ka shpjegim tjetër, që 4 ditë para zgjedhjeve, në vend të merren me Ramën, që e kanë kundërshtar në këto zgjedhje, këta merren me Lulzim Bashën.
Do të shpallet fajtori i humbjes më 15 maj, ndaj!