19.5 C
Tirana
E enjte, 17 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Takimi sekret Gjesti-Egli në hotel, Anaid Kaloti zbulon paktin mes tyre!

    Në një koncert së fundi teksa performonte këngët e saj, ish-banorja e “BBV4”, Egli Tako ka puthur në mes të skenës një bluze me fytyrën e saj dhe të Gjestit. Një verpim që edhe Gjesti e ka bërë disa javë më parë.

    Së fundmi Anaid Kaloti, ka reaguar me një postim në Instagram, ku është shprehur se ky veprim ishte një skenë e sajuar dhe një përpjekje e fundit për të rikthyer famën që ishte humbur.

    Në një postim të gjatë dhe simbolik me titullin “Kur ra fama”, Anaidi tregon një episod që ndodhi menjëherë pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova, ku ai kishte takuar Eglin dhe Gjestin në një hotel luksoz. “Plaku”, siç e quan veten, i kishte dhënë çiftit një këshillë të veçantë:

    “Duhet ta ruani këtë gjë para publikut… që ju besuan dhe ju deshën bashkë!”

    Ai tregon se Egli ka qenë e gatshme të vazhdonte lidhjen. Për më tepër, ai zbërthen mënyrën se si Gjestit, sipas tij, nuk i interesonte më aspak Egli. Ironia e tij vazhdon edhe më tej, duke nënvizuar përpjekjet e kota për të rikthyer vëmendjen. Pika kulmore e reagimit është kur Anaidi përshkruan momentin e skenës së fundit, që u bë virale.

    “Egli ishte dakord…Kingi ishte i lidhur me dikë tjetër dhe nuk donte që ‘goca ti hynte thellit’, duke vazhduar lojën sikur kishte më shumë hallin e kësaj se të asaj tjetrës”

    Ai nuk e donte atë dhe e shihte si një leckë këpucësh të përdorur disa herë… sa vjen moment që ke nevojë ta kapësh për të fshirë këpucët sërish, se të bëhen gishtat pis.”

    Për momentin kur vëmendja e [ublikut po largohet nga ata, Anaidi tregon strategjitë që ata po përdorin:

    “CA TË BËJMË, CA TË BËJMË!!! Provojmë njëherë bëjmë si zemërmirë, takohemi te sëmurët nëpër koncerte, bëjmë si njerëz të drejtë të Zotit! Nuk ecë!…“Moren të dy nga një bluzë me fytyrat e njëri-tjetrit, e puthën bluzën në skenë para publikut, për të gënjyer kësaj here jo vetëm publikun por edhe veten… QESHARAKE! Asnje nuk reagoi, askush nuk i besoi, as ata vetë që puthën rreckën që dje fshinë këmbët!”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit