Bordi i Transparencës i ngritur nga Edi Rama për të ulur çmimin e karburanteve, në fakt po bën të kundërtën, duke u tallur kështu me qytetarët.
Ndërsa nafta ka rënë me 10 dollarë për fuçi në bursa, Bordi ka vendosur ta ulë çmimin e naftës në Shqipëri me vetëm 6 lekë.
Ndërsa më tallëse është ulja e çmimit gazit.
Bordi ka vendosur ta ulë çmimin e gazit me vetëm 1 lekë.
Ndërsa benzinën e ka rritur me 1 lekë.
Vendimi nuk është zyrtarizuar ende, por çmimi i ri është reflektuar pranë karburanteve.
Nafta sot shitet me 231 lekë për litër, benzina shitet në treg 212 lekë/ litër, ndërsa gazi me 115 lekë.