Emri i Luiz Ejllit është lakuar në një ‘dramë’ të re: Njerëzit mendojnë se ka një krisje edhe në marrëdhënien e tij me Salsano Rrapin.
Zërat për këtë supozim nisën për shkak se Salsano, në programin “Ndryshe”, bëri një batutë, ku shprehej se tanimë as aktor s’është, pasi “mbreti” është dikush tjetër. Kjo është marrë si kunj sepse fansat e këngëtarit e kanë cilësuar shpesh si “mbreti” Luizin.
“Gjithmonë kam qenë nxënës i dobët. Tani jemi bërë edhe legena. As aktorë nuk jemi. Vetëm një është mbreti”, u shpreh Salsano.
Gjithashtu, në një postim në Instastory (tani të fshirë), Salsano kishte publikuar të gjithë kastin e filmit në “Kuadër të dashurisë”, por njerëzit vunë re se ai kishte prerë Luizin nga fotoja, një ndër protagonistët kryesorë.
Luizi është përfolur edhe për një krisje në raport me Arbana Osmanin, çka ai e ka pranuar, duke thënë se do të flasë pas majit.



