9.5 C
Tirana
E hënë, 31 Mars, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Tani, Klajdi na hutoi fare: Jo Elvana, mund të jetë dikush tjetër që më intereson!

    I ftuar përmes “Skype” në emisionin “Wake Up” , Klajdi Musabelliu ka folur per kengen e tij më e re, ‘E bukur”, të cilën këngëtari e publikoi pas daljes nga “Big Brother VIP 4” dhe është pritur mjaft mirë nga publiku, si edhe për projektet e reja muzikore.

    “Të gjitha mesazhet janë pozitive. M’u bë qejfi sepse ishte hera e parë që kam pasur vetëm komente pozitive në një këngë. Kënga është pritur shumë mirë, është pëlqyer, shumë vajza bëjnë çdo ditë video me “E bukur”. Më bëhet qejfi që është pritur mirë sepse i dedikohet vajzave kjo këngë dhe çdo ditë e më shumë përhapet”, tha ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    A ka bërë për vete ndonjë vajzë të caktuar?

    Nuk e di a ka bërë për vete ndonjë vajzë. Ajo këngë po bën për vete të gjitha vajzat çdo ditë e më shumë, por uroj që të bëjë për vete edhe ndonjë vajzë tjetër.

    E ke përmendur shpesh Elvana Gjatën edhe kur ishe në BBV, po ajo ka pasur ndonjë reagim në lidhje me këngën?

    Nuk e di për Elvanën, sepse nuk kam komunikuar dot. Por mund të jetë dhe ndonjë person tjetër që më pëlqen, e unë e mbuloja nëpërmjet Elvanës. Se kush, nuk e them dot…

    Po punon me ndonjë projekt tjetër muzikor?

    Ndërkohë jam duke mbaruar një projekt me Petro Xhorin, të cilin e kam njohur në “Big Brother VIP”. Edhe kjo e radhës nuk do të jetë një baladë, është një këngë e cila shënon verën. Mund të them vetëm kaq për momentin.

    Këtë edicion në “Big Brother VIP” keni qenë shumë këngëtarë në shtëpi. A do të doje të bëje ndonjë bashkëpunim me ndonjërin prej tyre?

    Nuk është se e kam menduar. Për momentin më intereson të shfaqem vetëm në ekran, sepse pas kësaj mungese që kam bërë, edhe publiku më ka pyetur e më ka mirëpritur. Duhet menduar mirë bashkëpunimi. Unë kam thënë gjithnjë për Elvanën sepse e njoh prej vitesh, edhe personalisht, edhe muzikalisht, për më tepër që është një personazh që është shumë lart në treg. Është një bashkëpunim që me të vërtetë do doja ta bëja me Elvana Gjatën. Për sa i përket banorëve të BBV, nuk është se e kam menduar ndonjëherë. Por ‘kurrë mos thuaj kurrë’. Por për momentin nuk është se kam ndonjë interes.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit