11.5 C
Tirana
E diel, 8 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Tatuazhi i Ledri Vulës ka një domethënie mjaft të veçantë për Kosovën

    Ledri Vula ka shtuar një tjetër tatuazh në trupin e tij.

    Ai ka ndarë me ndjekësit një foto në Instastory, ku tregon me krenari tatuazhin e radhës, i cili përkon me një raketë që mban numrin “99”.

    Tatuazhi i Ledri Vulës ka një domethënie mjaft të

    Reperi i ka bërë tag tatuazhistit dhe ka shkruar në foto “Nato 98”, dedikuar luftës së Kosovës dhe ndërhyrjes së forcave të NATO-s në 1999-ën, të cilat ndihmuan në tërheqjen e pushtuesit.

    Nuk është hera e parë që Ledri tregon atdhedashurinë. Për 10-vjetorin e lirisë së Kosovës, (e cila u shpall shtet i pavarur dhe sovran më 17 shkurt 2008), reperi publikoi këngën “I Vogël”, ku paraqiti përmes artit të tij të gjitha sfidat, vuajtjet dhe triumfet e Kosovës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit