10.5 C
Tirana
E premte, 27 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Taulant Balla e ka marrë seriozisht!

    Një tjetër operacion mbarëkombëtar është zhvilluar në kuadër të luftës kundër lëndëve narkotike. Peshën më të madhe e mban sërish Antidroga e Policisë së Tiranës.

    Sipas informacioneve deri më tani janë afro 100 persona të arrestuar vetëm në kryeqytet, ndërsa në rang vendi janë mbi 150 persona në total.

    Ky është vazhdimi i operacionit ‘Tempulli’. Shpërndarja e lëndëve narkotike bëhej afër shkollave, në lokale të natës dhe vende të tjera publike.

    Ndërkohë, në qytetin e Vlorës raportohet se janë 35 të arrestuar, ndërsa është sekuestruar edhe kokainë e ndarë në doza, gati për shitje.

    Antidroga prej kohësh ka nisur hetimet për goditjen e disa grupeve kriminale të cilët merren me shitje dhe trafik të drograve të forta dhe të lehta. Policia ende nuk ka dalë me një komunikim zyrtar mbi këtë operacion.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit