5.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Taulant, të kujtohen këto pamje?” Grida Duma i nxjerr Taulant Ballës video-t

    Grida Duma i ka nxjerrë mbrëmjen e djeshme kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pamjet kur në vitin 2006 deputetët socialist i binin bilbilave në Kuvend dhe bllokuan foltoren.

    Sipas Ballës kjo nuk ka qenë e njëjta situatë, me atë të krijuar nga Partia Demokratike javën e kaluar ku dhe u përjashtuan disa deputetë nga seanca.

    Ai tha se protesta e zhurmshme që bënë 17 vite më parë solli rezultat dhe ishte e suksesshme, por nuk mendon se të njëjtën gjë mund të arrijë sot protesta e opozitës.

    “Kanë qenë punimet e Kuvendit në 2006, unë isha një nga deputetët e opozitës që po protestonin. Ruçi kishte kërkuar një mocioni për shkarkimin e Topallit të bëhej me votim të fshehtë. Kjo gjë pas disa kohësh u fut në rregulloren e Kuvendit, sikurse e kemi dhe tani”, tha Balla.

    “Opozita në këtë rast nuk kishte nevojë të protestonte apo t’i binte bilbilit sepse është vota e fshehtë. Nëse opozita do të formulonte një kërkesë dhe qëndrimi ynë do të binte në kundërshtim me Kushtetutën, do të ishte ndryshe…”, shtoi ai.

    I pyetur nga Grida Duma dhe analistët në studio se përse mazhoranca sot ka një frymë intolerance ndaj opozitarizmit, duke refuzuar kërkesat për ngritje komisionesh apo për mocionet me debat, Balla thotë se “realiteti është krejtësisht e kundërta”.

    “Gjatë këtyre mandatave, opozita ka pasur më shumë hapësirë se në çdo legjislacion tjetër. Opozita ka pasur dyfishin e kohës.

    Është ngritur komisionin hetimor parlamentar për zgjedhjet, por për fat të keq ishte opozita që nuk donte ta vazhdonte. Ka pasur kërkesë për komision hetimor parlamentar për çështjen Becheti, por që Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë mazhorancës për mosngritjen e atij komisioni”, tha ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit