16.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Të dashur po, burrë kurrë”: Përse Elizabeta I nuk u martua asnjëherë!

    Mbretëresha Elizabetë e I nuk lidhi kurorë kurrë; ajo nuk e ndau mbretërinë e vet me askënd tjetër. Se cila ishte arsyeja që e shtyu drejt kësaj zgjedhjeje, për këtë ka hipoteza të shumta.

    Elizabeta e I e Anglisë do të mbahet mend si “Mbretëresha luftëtare e virgjër”, por të dashur ajo pati. Thjesht nuk u martua me asnjërin prej tyre, edhe pse propozime mori shumë, si nga mbretër ashtu dhe nga fisnikë europianë. Ka disa variante që përpiqen të shpjegojnë këtë vendim të monarkes së famshme.

    Sipas njërit prej tyre, Elizabeta deshi t`i mbante larg pretendëntët e huaj sepse kërkonte ta ruante mbretërinë e saj autonome nga ndërhyrjet e jashtme. Por refuzoi edhe fisnikët anglezë, nga frika se do të detyrohej të bënte një zgjedhje politike të rrezikshme e ta ndante oborrin në fraksione.

    Studiues të tjerë mendojnë se ajo kishte një marrëdhënie të vështirë me burrat për shkak të fundit të tmerrshëm të nënës së saj, Anna Bolena, së cilës iu pre koka nga babai i  Elizabetës, Henri VIII.  Një motiv tjetër mund të ketë frikë nga lindja e një fëmije, që asokohe mund të ishte hde vdekjeprurëse. Ajo deri në preferoi ta përdortë statusin e saj “single” edhe për qëllime propagandistike duke u paraqitur si një luftëtare e virgjër e përkushtuar vetëm ndaj popullit të vet.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit