11.5 C
Tirana
E enjte, 24 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Të dua dhe ti e di”/ Kejvina i dërgon dron Luizit, Oltës “i ikën truri”: Nuk ka mundësi, nuk e besoj

    Janë të pafund dronët që i janë dërguar Luiz Ejllit brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” nga persona që e mbështesin, mbështetje të cilën kanë dashur ta tregojnë edhe në këtë mënyrë.

    Po kujt do ia merrte mendja që vetë Kejvina Kthella do t’i dërgonte një dron këngëtarit. Ditën e sotme një tjetër dron ka fluturuar mbi shtëpinë e “BBV” për Luizin të cilin ia ka dërguar modelja ku mbi të ishte foto me duart e bashkuara të këngëtarit dhe Kejvinës dhe sipër saj shkruhej: “Të dua dhe ti e di.”

    Luizi duket se është lumturuar nga kjo gjë dhe i duket normale. Nga ana tjetër në një bisedë me Luizin, Olta përpiqet “t’i hapë sytë”, duke i thënë të mos bëhet naiv.

    “Nuk ta ka dërguar Kejvina atë, harroje. Ti atë e nxorre nga shtëpia, të të sjellë ajo dron. Mos u bëj naiv, Luiz. Nuk është i Kejvinës ai dron, nuk ma merr mendja. Ti e nxorre jashtë,”-i tha Olta.

    Nga ana tjetër Luizi i ka thënë se arsyeja e vërtetë pse Kejvina është jashtë shtëpisë sot, në fakt ishte nxitja që i bëri Olta dhe Tea.

    “Nuk e nxorra unë. E nxorre ti dhe Tea duke i thënë shumë mirë. Unë për këtë arsye nuk thashë asgjë. Doli se e karikuat ju. Ajo ka dalë jashtë prej gjyqit që iu bë mbrapa në shtëpi. Mënyra si keni reaguar ju. Ju thashë mos e shtyni, se po e karikoni për keq,”-u shpreh Luizi.

    Por, ajo nuk ka qenë biseda e vetme dhe duket se Olta është “tërbuar” vërtet nga ai dron duke mos iu besuar dot syve.

    “Nuk ka mundësi, nuk ka arsye për t’ja thënë atë gjë. Kejvina është jashtë prej Luizit. Përveç asaj, ky nuk ka bërë asgjë për ta rikuperuar atë gabim. Ça janë këti mi goc. S’ka shans ta ketë bërë Kejvina atë, nuk e besoj dot. Le që ne e kemi përmendur Kejvinën një ditë po një ditë jo, duke thënë sa na ka marrë malli, sa e lezetshme, sa na mungon etj, edhe t’i sjelli dron këtij. S’ka shans, nuk e besoj dot.” shprehet Olta në një moment tjetër gjatë një bisede me Dean.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit