7.5 C
Tirana
E martë, 2 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Të gjitha miqësitë e vërteta kanë këtë gjë të përbashkët

    Miqësitë e vërteta nuk ndërtohen vetëm mbi të qeshura, kujtime dhe orët e vona të natës duke parë seriale. Sekreti i tyre është shumë më i thellë – dhe shumë më i nënvlerësuar: kufijtë!

    Pse kufijtë janë gjithçka në miqësi?

    Kufijtë janë si rregullat e padukshme që mbajnë gjërat në ekuilibër. Ata na tregojnë çfarë është e pranueshme, kur duhet të ndalojmë dhe si të kujdesemi për ndjenjat e njëri-tjetrit. Të vendosësh kufij nuk të bën të ftohtë –përkundrazi, të bën mikun që të gjithë e duan në jetë.

    Imagjino këtë: një mik apo mikeshë të thotë që nuk ndihet mirë kur e përfshin në shaka me të tjerët. Ti e dëgjon, e pranon dhe i kërkon falje. Ky është momenti kur miqësia juaj bëhet më e fortë, sepse komunikimi dhe respekti mbizotërojnë.

    Nga ana tjetër, mosrespektimi i kufijve mund të jetë receta për katastrofë. Kur një mik apo mike të lëndon vazhdimisht pa kuptuar, marrëdhënia kthehet në një minë me sahat. Kujdes: aty ku s’ka respekt për kufijtë, s’ka miqësi të qëndrueshme.

    Si të vendosësh kufij të shëndetshëm (pa drama)

    * Komuniko qartë dhe drejtpërdrejt. Fillo me “Kur ndodh X, ndihem kështu…”

    * Respekto kufijtë e tjetrit. Nëse një mik/mike tregon se një veprim e shqetëson, dëgjo pa e marrë personale.

    * Bëhu fleksibël, por mos lejo të shkelen standardet e tua.

    Miqësitë që zgjasin me vite nuk kanë të bëjnë me perfeksionin, por me aftësinë për të thënë: “Kjo është ajo që më duhet nga ty” – dhe për t’u përgjigjur: “E respektoj”.

    Miqësitë me kufij të shëndetshëm? Recata sekrete për të cilën të gjithë kemi nevojë!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit