20.5 C
Tirana
E shtunë, 11 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Të gjitha njësoj”, Bledi Mane skeptik ndaj ndërhyrjejeve estetike!

    Në studion e “E Diell” së fundi janë diskutuar operacionet plastike, dhe gazetari Bledi Mane tregoi se mbetet skeptik ndaj tyre. Ai kujtoi sesi një postim që kishte bërë përpara një viti në “Facebook”, ngjalli reagime të shumta.

    Mane kishte kërkuar me ironi që “doktor Skerdi të shpallej person non grata”. Kjo për shkak se po shikonte “që tregu i estetikës dhe bukurisë, veçanërisht femërore shqiptare, po njehësohej”.

    “Para një viti publikova diçka në profilin tim në “Facebook” që pati goxha reagime dhe kërkoja që doktor Skerdi të shpallej person non grata. Ishte një ironi e imja, sepse po shikoja që tregu i estetikës dhe bukurisë, veçanërisht femërore shqiptare, po njëhesohej.

    Të njëjtën fytyrë femre ti e shikoje te komshia përballë, te lokali i lagjes, te rruga, te ekrani i televizionit. E në përgjithësi janë mosha të reja, mosha të paformuara mirë marrin ende guximin dhe ndërhyjnë në pjesë të tyre”, u shpreh ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit