10.5 C
Tirana
E mërkurë, 14 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Të gjithë Ilirët vdesin për gratë e tyre”, deklarata që “shkriu” Monika Kryemadhin: Do Zoti…

    Pjesëmarrja e moderatores Alketa Vejsiu solli një tjetër qasje diskutimesh mbrëmjen e djeshme në studion e “Big Brother VIP Albania” teksa po zëvendëson Arbër Hajdarin. Nga ngjarjet, tema që rrodhi ishte për familjen, ose më saktë për burrat e martuar që përveç bashkëshortes, zgjedhin të kenë në jetën e tyre të tjera gra.

    Pas disa batutave për termin “dashnore”, opinionisja Monika Kryemadhi tha “Mendoj se vetëm Ilir Vrenozi vdes për gruan e tij”.

    Kjo fjali u pasua nga Ledjoni, i cili tha “Unë mendoj që të gjithë Ilirët vdesin për gratë e tyre”, referuar këtu politikanit Ilir Meta ose ish-bashkëshortit të Monika Kryemadhit.

    Kryemadhi shpërtheu në të qeshura ndërsa tha “Do zoti”.

    Të martuar në vitin 1998 dhe prindër të 3 fëmijëve, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi i dhanë fund martesës në vitin 2024. Kohë kjo kur Meta filloi përballjen me drejtësinsë dhe më pas u arrestua. Në të njëjtën dosje me të po gjykohet dhe Monika Kryemadhi, për të cilën GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit