18.5 C
Tirana
E enjte, 10 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Të gjithë mendojnë se Kiara është shtatzënë, shoqja e ngushtë i bën lëmsh të gjithë: Ka shumë neps…

    Prej disa kohësh Kiara po përflitet se është shtatzënë dhe moderatorja i nxiti më shumë dyshimet me deklaratën që bëri së fundmi.

    Në hapje të “DWTS Fan Club”, Kiara përmendi se i shkon neps nga pjatat që sheh në Instagram ku njerëzit i bëjnë tag.

    Kaq u desh dhe në rrjet u përfol se në njëfarë mënyre ajo e konfirmoi pritjen e ëmbël.

    E ftuar në një emision televiziv, shoqja e ngushtë e saj Liesa Haxhiasllani tha se Kiara si person ka shumë neps gjithmonë dhe deklaratën në “DWTS Fan Club” e bëri në formë shakaje.

    “Kiara edhe pse është shumë elegante, ka shumë neps, gjatë gjithë kohës do të provojë diçka. Njerëzit menjëherë e lidhën me shtatzëninë meqë po përflitet për këtë.

    Por aq shumë sa është shkruar për shtatzëninë, Kiara do kishte lindur nja 5 herë deri tani. Nëse do ishte, do kishim parë ndonjë bark të rrumbullakosur”, tha Liesa.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit