5.5 C
Tirana
E martë, 16 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Të gjithë sytë tek Linda dhe Edi Rama

    Samiti i liderëve evropianë në Granada dhuroi imazhe për t’u mbajtur mend.

    Shumica dërrmuese e liderëve nga Kontinenti i Vjetër nuk e kishin vizituar qytetin andaluzian dhe reagimet e tyre të japin një ide se sa të mahnitur janë ata me vendet ikonë si Alhambra.

    Vështrime të guximshme, një mori fotosh apo edhe momente lodhjeje.

    Ama, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sërish arriti ta tërheqë vëmendjen e gazetave spanjolle me veshjen e tij dhe kombinimin me bashkëshorten, Linda Rama.

    “Askush nuk ishte indiferent kur kaloi Rama dhe bashkëshortja e tij”, shkruan e përditshmja spanjolle “Noticias”.

    “Atletet e bardha të kryeministrit shkëlqenin me look-un e tij – të kombinuar me një kostum të errët. Nga ana e tyre, kamerat fiksuan një skenë soditëse të Linda Ramës, pranë oborrit”.

    Vizita mesa duket la të lodhur disa nga liderët, si Edi Rama dhe Viktor Orban, kryeministër i Hungarisë, të cilët u ulën në Patio de los Arrayanes duke kërkuar pushim.

    Rreth orës 18:30, liderët dhe shoqëruesit e tyre parakaluan nëpër Pallatin e Charles V, edhe pse me mungesa të dukshme si ajo e kryeministrit britanik Rishi Sunak.

    Vendi i bëri përshtypje të gjithëve.

    Më pas, Pedro Sanchez dhe Begona Gomez, gruaja e tij, mirëpritën të ftuarit një nga një në Patio de los Arrayanes.

    Telefonat celularë vërshuan në duart e gjithsecilit.

    Pothuajse asnjë politikan nuk donte të largohej nga vendi pa foton e tij, por gjëja më kurioze është se personi që mbushi më shumë galerinë me të ishte një spanjoll.

    Josep Borrell, përfaqësues i Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, nxori pajisjen e tij nga xhaketa dhe nuk ndaloi së bërë foto nga të gjitha vendet që mundi.

    Për të mos humbur asnjë detaj, punëtorët e Bordit të Administrimit të Alhambras shpjeguan çdo vend për të pranishmit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit