25.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Të huajt në Sarandë: Kemi edhe ne bregdete, por nuk krahasohen me këtë bukuri

    Në kulmin e sezonit, Saranda është përzgjedhur nga turistë që vijnë nga çdo cep i botës. Bukuritë natyrore edhe mikpritja e shqiptarëve duket që ka bindur turistët që kjo mos jetë vizita e tyre e fundit në qytetin bregdetar.

    Disa nga turistët shprehen:

    “Më pëlqen shumë atmosfera e mbrëmjeve, kam njohur njerëz të mrekullueshëm. Kam ngrënë shumë mirë por edhe kam pirë koktejle të veçanta dhe sigurisht që vitin tjetër mendoj të kthehem sërish.”

    Kemi kaluar një javë fantastike pushimesh, vizituam shumë vende por plazhi i Krorëzës më pëlqeu më së shumti.”

    “Unë vij nga Australia edhe kemi edhe ne shumë bregdete të bukura, por nuk mund të krahasohet me këtë bukuri. Uji është i pastër si kristal.”

    Çmimet e lira krahasuar me Gadishullin Iberik dhe ushqimi i mirë kanë i tërhequr vëmendjen edhe të riut nga Spanja.

    “Ushqimi dhe shërbimi shumë mirë, të përgatitura shumë mirë, dhe sa i përket çmimit janë shumë më ekonomike sesa nga i kemi ne në Spanjë. Në të gjitha turet që kemi bërë kam vënë re që çmimet i keni më ekonomike sesa ne në Spanjë.”, thotë një turist

    Korriku dhe gushti u “takojnë” italianëve dhe spanjollëve, të cilët dominojnë mbi kombësitë e tjera që pushojnë në qytetin jugor.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit