6.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Të huajt sollën para rekord, por edhe shqiptarët nuk u kursyen jashtë

    Ekonomisë së vendit i mbetën 267 milionë euro neto nga turizmi në tremujorin e parë të këtij viti, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë, sipas të dhënave që raportohen nga Banka e Shqipërisë.

    Kjo shumë është diferenca mes parave që të huajt kanë shpenzuar në Shqipëri dhe shqiptarëve që kanë shpenzuar jashtë vendit. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të hyrat neto nga turizmi në vend janë rritur me 41%.

    Të huajt shpenzuan 788 milionë euro në tre muaj

    Në udhëtimet e tyre në Shqipëri, të huajt kanë shpenzuar 788 milionë euro, me një rritje prej 28% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Shqipëria po përjeton edhe në 2024 një vit shumë të mirë turistik, me interesin e të huajve që është rritur për atraksionet turistike të vendit, që nga deti, mali, natyra, kultura, kulinaria etj.

    Të dhënat e tjera të INSTAT bënë të ditur se për të njëjtën periudhë në vend hynë rreth 1.5 milionë shtetas të huaj. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, hyrjet e shtetasve të huaj u rritën me rreth 43%.

    Megjithatë profili i turistëve mbetet kryesisht ai me çantë në shpinë dhe që shpenzon pak, teksa dhe Shqipëria është marketuar kryesisht si një destinacion i lirë. Nga të dhënat rezulton se shpenzimi mesatar për person i një të huaji është 513 euro.

    Shqiptarët lanë jashtë 521 milionë euro

    Ndërsa të huajt po dynden në Shqipëri, shqiptarët vetë po ikin jashtë të nxitur dhe nga linjat ajrore me kosto të ulët. Shpenzimet e shqiptarëve jashtë në tre muajt e parë të vitit ishin 521 milionë euro, me një rritje prej 20% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë.

    Sipas INSTAT, në tremujorin e parë të vitit dolën nga vendi 1.7 milionë shqiptarë, me rritje 26% me bazë vjetore. Një shqiptar shpenzoi mesatarisht kur del jashtë rreth 300 euro, teksa një pjesë e tyre mund të shkojnë tek të afërmit e tyre jashtë vendit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit